Partia Socialiste ka reaguar sot për shkarkimin e nënkryetarit të asamblese në Komisionin Europian Aleksandër Biberaj. Sipas anëtarit të delegacionit të KE-së Kastriot Islami shkarkimi i Biberaj tregon konfliktet brenda Partisë Demokratike. Islami shtoi gjithashtu se në letrën e kryeparlamentares Topalli drejtuar KE-së shprehej se Biberaj nuk e kishte mbrojtur mirë ligjin e dosjeve. Islami shtoi se do të kërkojë takim me Topalli për sqarim dhe gjithashtu do ta diskutojë këtë çështje edhe kryeministri Berisha. Gjithashtu Islami tha se shkarkimi i Biberaj dëmton imazhin e Shqipërisë në KE.