ITALI-Kryeministri i ri i Italisë, Mateo Renzi, ka marrë votëbesimin në Dhomën e ulët me 378 vota pro dhe 220 kundër duke fuqizuar plotësisht koaliconin e Partisë Demokratike me Partinë e Qendrës së re të Djathtë dhe me grupe të tjera të vogla.
Renzi shfaqi vizionin e tij te reformave disa ore para se të votëbesohej edhe në senat duke premtuar ndryshime mbi ligjin elektoral, reduktim taksash dhe investime që synojnë uljen e papunësisë me qëllim nxjerrjen e vendit nga një situate jo e mire ekonomike.
Ai gjithashtu premtoi reformimin e sistemit të drejtësisë për të investuar në arsim. Kabineti i tij arriti të marrë 169 vota në senat përkundrejt 139 që ishin kundër. 39 -vjeçari Renzi, ish kryetar i bashkisë së Firences, merr këtë detyrë të re pas një periudhe të gjatë pasigurie politike ne vend.
(a.n/BalkanWeb)