Një incident diplomatik ka ndodhur dje në Forumin e Investimeve të Veronës. Ministri shqiptar i tregtisë dhe energjetikës Dritan Prifti, i pranishëm në tryezë ka bërë gjatë fjalës së tij një vlerësim për Kosovën dhe aftësitë e saj për tërheqjen e investimeve të huaja. Kaq ka mjaftuar që homologu i tij serb Sllobodan Milosavljeviç të reagojë në mënyrë demonstrative. Ai ka braktisur punimet e forumit, pasi nuk mund të pranonte që Kosova të quhet shtet.



Ai kërkoi të lexohej një deklaratë ku të citohej qartazi rezoluta 1244 e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën.