karabinierePolicia italiane ka arritur të  sekuestrojë sot rreth 145 kilogramë marijuanë, gjatë një aksioni të organizuar në bregdetin e Salentos, në Leçe. Karabinierët italianë kanë bërë të mundur arrestimin e 27-vjeçarit shqiptar Ernest Isufaj, me akuzën për trafikut ndërkombëtarë të drogës, ndërkohë që mësohet se një tjetër shtetas shqiptarë ka mundur të largohet.


Droga është gjetur e fshehur poshtë një gomoneje të vogël, ndërkohë që i riu shqiptar u kap jo shumë larg nga vendi ku u gjend lënda narkotike.


24 mars 2014 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Itali, bllokohen 145 kg marijuanë, pranga shqiptarit u publikua me pare te Gazeta SHQIP.