VERONA - Kater shqiptare jane vene ne pranga gjate mengjesit te djeshem ne nje operacion antidroge ne qytetin italian te Verones. Karabinieret sekuestruan 4 kilograme kokaine dhe 40 mije euro. Gjate dites se djeshme eshte bere e ditur se, ne pranga kane rene nje cift shqiptar, Shkelqim Kuqi. 36 vjec, me profesion murator dhe gruaja e tij Joana Kuqi, 31 vjece, shtepiake me dy femije, 8 dhe 2 vjec. Prangosja e tyre eshte bere pasi gjate nje kontrolli u jane gjetur sasi e konsiderueshme kokaine e paster prej kater kilogramesh ne shtepine e tyre. Droga dhe parate jane gjetur ne nje pajisje kampingu qe ndodhej ne apartamentin e tyre, brenda nje rafti ne dhomen e gjumit. Gjate aksionit. policia ka vene ne pranga edhe vellane e Shkelqim Kuqit, Arbenin, 29 vjec, si dhe kusheririn e tyre, Aleksander Tiko, 38 vjec. Dy personat e fundit merreshin me shperndarjen e lendeve narkotike.


A.C