Kampioni i botës në fuqi, Italia, hap kampanjën e saj në Kampionatin botëror kundër Paraguait në ndeshjen e cila mund të përcaktojë se cili prej këtyre dy ekipeve do të kryesojë në Grupin F. Nuk është hera e parë në historinë e tyre që Azzurrët hyjnë në ndeshjen e parë me disa pyetje që kërkojnë përgjigje.
Këto dyshime kanë të bëjnë me vendimin e Marcello Lippit, i cili ruajti besimin ndaj nëntë futbollistëve me të cilët shikoi suksesin në Gjermani, vendim i cili nuk është përkrahur nga shumica e tifozëve të Kombëtares. Italianët më përvojë do të përballen me kundërshtar të fortë si Paraguai, që përfundoi i treti në zonën CONMEBOL, prapa Kilit me golaverazh më të dobët.
Tradicionalisht Paraguai është vështirë të thyhet dhe ekipi ka fituar respekt si njëra prej kombëtareve më të organizuara. Në dy takimet e kaluara, fitues ishte Italia. Azzurrët e mposhtën Paraguain 2-0 në Botërorin 1950 në Brazil dhe 3-1 në miqësoren e vitit 1998. Paraguai ka treguar formë më të mirë në përgatitje, ku përveç humbjes nga Republika e Irlandës, ata mposhtën Korenë e Jugut dhe Greqinë, ndërsa barazuan me Bregun e Fildishtë. Ndërsa Italia u mposht 2-1 nga Meksika dhe barazoi 1-1 me Zvicrën.