Romeo Purizo, nje prej shqiptareve i cili mbijetoi ne gomonen e humbur pak dite me pare ne brigjet e Kroacise, kerkohet nga Italia per trafik nderkombetar droge si edhe pjesemarrje ne organizata kriminale.

Gjykata e Milanos kishte dhene mase arresti me burg per Purizon disa vjet me pare dhe gjate gjithe kesaj kohe ai ka qene ne kerkim.

Shteti italian ka filluar procedurat per ekstradimin e tij per qellime gjykimi dhe ka perpiluar dokumentacionin e plote, per te dyshimet qe ka per Purizon.

43-vjecari ndodhet i izoluar ne Dubrovnik te Kroacise deri ne sqarimin e plote te ceshtjes, nga ku mund te percillet drejt Italise, nese gjykata shqiptare do ta jape lejen e ekstradimit per te.

Policia shqiptare do te hetoje edhe rastin e fundit, ku nga vete Purizo eshte deklaruar se dalja ne det ishte per qellime peshkimi.

Pas dyshimeve te policise italiane per trafik droge, per Purizon kane filluar hetimet per aktivitetin e koheve te fundit ne Shqiperi.

Romeo Purizo dhe dy vellezerit Niko e Sotir Golaj humben ne det te hapur me nje gomone ne daten 20 janar. Ata u nisen nga bregdeti i Vlores dhe pas pese dite udhetimi u gjeten ne ujrat kroate.

Ndersa Romeo Purizo i shpetoi vdekjes, dy vellezerit Golaj humben jeten, njeri prej te cileve ende nuk eshte gjetur.