Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) kërkon kallëzim penal në Prokurori për 11 zyrtarë, të cilët i janë shmangur deklarimit të pasurisë. Burime zyrtare nga ILKPD bën të ditur se ky institucion depozitoi dje në Prokurori kërkesën për kallëzim penal ndaj 11 zyrtarëve, të cilët kishin refuzuar të bënin deklarimin e pasurisë edhe pas vendosjes së gjobave dhe paralajmërimeve të bëra ndaj tyre. Midis zyrtarëve të kallëzuar penalisht në Prokurori janë emrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellës Kanalizimeve, Taulant Zeneli dhe anëtarit të Këshillit Drejtues të Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit, Detar Hysi. Ndërkohë, pjesa tjetër e zyrtarëve të paditur janë kryesisht kryetarë komunash dhe punonjës të administratës tatimore. ”Inspektorati ka komunikuar zyrtarisht me subjektet, si edhe i ka njoftuar më shumë se njëherë edhe nëpërmjet medias për plotësimin e detyrimit ligjor. Por, duke mos pasur asnjë reagim, Inspektorati i Lartë dërgoi sot kallëzim penal 11 zyrtarët, bazuar në nenin 257/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, sipas të cilit ” Refuzimi për deklarim ose mosdeklarimi i pasurisë së personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj”, - thuhet në njoftimin zyrtar të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Një muaj më parë ky institucion gjobiti dhe paralajmëroi për pasojat ligjore, rreth 70 zyrtarë, pjesa më e madhe e të cilëve reagoi duke përmbushur detyrimin ligjor për të deklaruar pasurinë.





Emri Mbiemri Institucioni Funksioni Vendi Gjoba

Miranda Roshi D.P.Tatimeve Inspektor Tiranë 25000

Arben Tole D.P.Tatimeve Inspektor Tiranë 25000 Detar Hysi KKRT Anëtar KD Tiranë 25000 Taulant Zeneli Ujësjellës Drejtor Tiranë 25000 Agim Qevanaj Komuna Levan Kryetar Levan 20000

Arjan Dhimo Komuna Çlirim Kryetar Çlirim 20000 Vlash Gega Komuna Milot Kryetar Milot 20000

Sokol Cubi Komuna Pult Kryetar Pult 20000

Dritan Duka Kom.ShënGjergj Kryetar Shëngjergj 20000

Genc Drita Komuna Bërzhitë Kryetar Bërzhitë 20000

Ismail Murtaj Komuna Markat Kryetar Markat 20000







18 Qershor 2008