Izraeli nuk e ka lejuar hyrjen e shkrimtarit gjerman, Gynter Gras, në këtë vend, për shkak të një poeme kritike, të cilën ai e ka publikuar para një jave.


Në këtë poemë, ish fituesi i çmimit Nobel për Literaturë, Gynter Gras, ka kritikuar atë që e cilëson si hipokrizi perëndimore lidhur me programin atomik të Izraelit dhe e ka përshkruar këtë vend si kërcënim për tashmë “paqen e ndjeshme botërore” lidhur me qëndrimin e tij ndaj Iranit.


Gynter Gras, që ishte i akuzuar për anti-semitizëm, thotë se e ka në thumb vetëm qeverinë e Izraelit e jo gjithë vendin.


Por, ministri i brendshëm izraelit e ka përdorë një ligj në Izrael, sipas të cilit i lejohet atij që të mos e lejoj hyrjen e ish nazistëve.


Shkrimtari Gras, 84 vjeçar, në vitin 2006 e ka pranuar se kishte shërbyer në njësitet paraushtarake Waffen-SS në muajt final të Luftës së Dytë Botërore.