E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ndodh nëse prisni një top gome dhe e ndani në gjysmë?
Babë e birë, Lincoln dhe Dan e kanë zbuluar përgjigjen për ju.
Të pajisur me një sharrë elektrike dhe pesë topa me përmasa të ndryshme, dyshja, motoja e të cilëve është Ne presim gjëra për ti hapur që mos ti bëni ju, kanë prerë topat.
Kur ata i kanë ndarë topat në gjysmë, shirita elastikë kanë dalë në ajër nga të gjitha drejtimet.
Video është postuar në kanalin e tyre të Youtube me titullin Çfarë është brenda dhe ka marrë mbi 1 milionë klikime.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter