Rrefimi

Kryeministri Thaci sqaroi dje ne Kongresin e PDK-se edhe arsyet e prishjes se koalicionit me LDK-ne e Sejdiut. E di se opinioni po pyet se cfare ndodhi keto dite dhe ka te drejte. Une kam obligim kushtetues dhe ligjor por edhe qytetar te jap shpjegimin tim. Nje shpjegim ky qe eshte shume i thjeshte. Gjykata Kushtetuese shpalli aktgjykimin per shkeljen e Kushtetutes nga ish- presidenti. Ketu ka qene momenti i rrethanes se re te partneritetit mes dy partive te medha. Dhe ne momentin qe u konfirmua shkelja e Kushtetutes nga ana ime u kerkua qe te kem solidaritet refuzues ndaj Gjykates Kushtetuese. Une nuk mund te merrja ate qendrim nuk mund te merrja ate pozicion te kundershtoja nje vendim te Gjykates Kushtetuese prandaj ky ishte edhe momenti i largimit apo i marrjes se drejtimeve te ndryshme ne mes te shkelesit te Kushtetutes se Kosoves dhe vullnetit e zotimit dhe parimit te respektimit te Kushtetutes e ligjeve te Kosoves eshte shprehur Thaci.