Zbardhet pasuria e kryebashkiakëve, disa prej të cilëve të quajtur edhe pashallarë, për shkak të numrit të madh të mandateve, në krye të njësive vendore. Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, deklaron pranë ILDKP se ka boshatisur xhepat dhe llogaritë, gjatë dy viteve të fundit, periudhë kohore kjo që përkon me procesin gjyqësor, ku më në fund, u shpall i pafajshëm nga Fatmira Hajdari. Mziu ka deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive pakësim të parave në gjendje cash dhe në llogari bankare, në shumat 3.500 euro, 12 mijë euro, 26 milionë lekë dhe 230 euro. Për vitin 2015, Xhelal Mziu deklaron pagën si kryebashkiak 1,078,807 lekë si dhe shpërblime si anëtar i Këshillit të Qarkut, 136,325 lekë.


Po ashtu, Mziu deklaron shpërblim për bashkëshorten si drejtore banke në shumën 79,050 lekë. Kryetari i Bashkisë Kamëz thotë se ka marrë një hua nga vëllai i gruas dhe një tjetër borxh ia ka marrë vëllait të vet. Ndërkaq, në deklaratat e viteve të mëparshme, Mziu ka deklaruar një shtëpi banimi me sipërfaqe 92 m2 si dhe një Mercedes Benz në vlerën 500 000 lekë.


Fiqiri Ismaili

Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, deklaron se bashkëshortja e tij ka tërhequr 54 milionë lekë nga kompania Agroblend, ku është administratore. Po ashtu, Ismaili deklaron 120,000 lekë të ardhura nga dhënia me qira i një dyqani. Kryebashkiaku deklaron interesa nga llogaritë e tij, të bashkëshortes dhe djalit në shumat 25.16 lekë, 504,84 lekë, 116.46 lekë, 38 euro dhe 956.335 lekë. Fiqiri Ismaili deklaron gjithashtu të ardhura nga puna si kryetar bashkie dhe si anëtar i këshillit bashkiak, në shumat 728,208 lekë dhe 136,325 lekë. Paga e gruas së tij si administratore e Agroblend është 1,418,400 lekë, ndërsa paga e djalit, si punonjës tek Agroblend, është 456,120 lekë.


Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi deklaron pagën si deputete 1,410,953 lekë si dhe të ardhura si kryebashkiake në shumën 349,924 lekë, pasi mori mandatin, në gjysmën e dytë të vitit 2015. Zonja Ademi deklaron të ardhura nga qiraja për tre njësi 20 m2, në shumën 250,000 lekë, 25 m2, në shumën 120,000 lekë dhe 70 m2, në shumën 187,000 lekë. Ademi deklaron edhe një kredi në vitin 2015, në shumën 3,473,963,89 lekë si pagën e bashkëshortit, Fran Mjeda, 481,063,20 lekë. Ndërkaq, kryebashkiaku demokrat i Lezhës, Fran Frrokajt, deklaron të ardhura nga paga 800,198 lekë, llogari depozite në vlerën 454,266 lekë, llogari page, 138,239 lekë, llogari kursimi, 682,877 lekë si dhe të ë ardhura nga paga e bashkëshortes në vlerën 509,347 lekë. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri deklaron disa llogari bankare me shumat përkatëse 24,424 lekë, 324,095 lekë, 30,523 lekë, 16,684 lekë, 94 dollarë etj. Përpos pagës si kryebashkiak dhe anëtar i Këshillit të Qarkut Korçë, Kapri deklaron edhe të ardhura të prapambetura si administrator i firmës REAL 2, 393,761 lekë.


Pasuria e Fran Frrokajt, kryebashkiak i Lezhës

Të ardhura nga paga, 800,198 lekë

Llogari depozite, 454,266 lekë

Llogari page, 138,239 lekë

Të adhurua si anëtar i Këshillit të Qarkut Lezhës, 115,600 lekë

Të ardhura nga paga, bashkëshortja, 509,347 lekë

Llogari kursimi, 682,877 lekë


Pasuria e Eduard Kaprit, kryebashkiak i Pogradecit

Llogari bankare, 24,424 lekë, pakësuar me 379 lekë

Llogari bankare, 324,095 lekë, pakësuar me 320,793 lekë

Llogari bankare, 30,523 lekë

Llogari bankare, 16,684 lekë

Llogari bankare, 94 dollarë

Kartë krediti, – 19 euro

Të ardhura nga paga si kryebashkiak, 320,824 lekë

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut Korë, 30,523 lekë

Të ardhura të prapambetura si administrator i firmës REAL 2, 393,761

Jerina Kapri, bashkëshortja, llogari bankare 1,787 lekë

Llogari bankare, 696 lekë

Llogari bankare, 759 lekë

Të ardhura si punonjëse në Tirana Bank, 174 254 lekë


Bensik Dushaj, kryetar i Bashkisë Tropojë

Shtuar gjendja cash për vitin 2015, 300,000 lekë

Llogari rrjedhëse, 50,000 lekë

Paga si deputet i Kuvendit, 1,118,478 lekë

Paga si kryetar i Bashkisë Tropojë, 700.000 lekë

Pensioni i bashkëshortes, sigurimet shoqërore, 200.000 lekë


Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë Durrës

Llogari bankare, 2,711 euro, pakësuar me 36 euro

Llogari bankare, 11,015 USD

Llogari bankare, 76.92 lekë, pakësuar me 216,202 lekë

Llogari bankare, 240,550 lekë

Llogari bankare, 845,458 lekë

Llogari kursimi, 10,736.22 lekë, pakësuar me 61,97 lekë

Nga trualli 1800 m2, shkëmbej 600 m2, me 6 apartamente, 74 m2, 74 m2, 76 m2, 76 m2, 37 m2, 77 m2, dhe me 11 garazhe

Të ardhura nga paga si kryebashkiak, 1,298,148 lekë

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut Durrës, 99,450 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë, 789,933 lekë

Kredi në bankë, 5 mijë euro


Qazim Sejdini, kryetar i Bashkisë Elbasan

Ndërtesë 54 m2 me truall 60 m2, shtuar me bodrum 53,9 m2, 1,842,573 lekë

Njësi 35.7 m2, hipotekuar në datën 17.3.2015

Llogari rrjedhëse nga paga, 22,867 lekë

Llogari rrjedhëse, pakësuar me 3,300 lekë

Llogari rrjedhëse, 505,423, shtuar me 155,040 lekë

Kartë krediti, 28 euro

Paga dhe shpërblime si kryetar bashkie, 1,298,283 lekë

Të ardhura si anëtar i Këshillit Bashkiak, 187,850 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në kompaninë Ujori, 248,640 lekë

Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 276,980 lekë

Të ardhura nga bashkëshortja nga bono thesari, 28,745 lekë

Të ardhura nga paga e djalit në ISKSH, 655,628 lekë

Të ardhura nga paga e djalit Alion Sejdini, nga aktiviteti Club Alsion radio lokale, 234,423 lekë

Të ardhura nga paga e djalit nga bono thesari, 27,129 lekë

Të ardhura nga paga e vajzës si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 823,692 lekë

Të ardhura nga bashkëshortja e djalit nga paga në kompaninë A.I.D, 234,432 lekë

Të ardhura nga aktiviteti i djalit Alion Sejdini, si person fizik, Club Alsion radio lokale, 706,328 lekë

Të ardhura nga qeraja e pronës së trashëguar nga babai, 840,000 lekë

Të ardhura nga bashkëshortja, shpërndarja e dividentit si ortake në shoqërinë Ujori, 5,000,000 lekë.

Kredi bankare për rikonstruksion banesa, 5,800,000 lekë, shlyer 2,179,218 lekë.

Kredi bankare për rikonstruksion banese, 8,200,000 lekë, shlyer 2,509,400 lekë.

Xhuljana Sejdini, bashkëshortja, bono thesari e riinvestuar, 1,000,000 lekë.

Kontratë qeraje për trokë bujqësore me destinacion ullishte, shlyerje pagese vjetore, 7,100 lekë.

Aksione në kompaninë A.L.D, 100,000 lekë.

Llogari rrjedhëse, 127,465 lekë, pakësuar 13,645 lekë.

Llogari rrjedhëse, 201,620 lekë, pakësuar me 14,062 lekë.

Llogari rrjedhëse, 7,557 lekë, pakësuar me 7,557 lekë.

Llogari rrjedhëse, 25 euro.

Imelda Sejdini, vajza, bono thesari, 1,200,000 lekë.

Shtesë në fond pensioni, 30,000 lekë.

Ndërtesë 81 m2, tre kat, 85 mijë euro me kredi.

Llogari rrjedhëse, 67,346 lekë, pakësuar në shumën, 2,150 lekë.

Kartë krediti, 24,866 lekë, pakësuar 6,318 lekë.

Llogari rrjedhëse, 214,193 lekë, pakësuar 131,588 lekë.

Llogari rrjedhëse, 23 euro.

Të ardhura nga veprimtaria akademike, 1,553,837 lekë.

Të ardhura nga puna në komani private, 496,459 lekë.

Të ardhura nga bono thesari, 29,691 lekë.

Kredi bankare 15,000,000 lekë, me bashkëshortin, për blerje objekti.

Ina Sejdini, vajza, llogari rrjedhëse, 19,828 lekë.

Kartë krediti, 4,442 lekë. /Shqiptarja.com