Spencer Stone, i vlerësuar si hero pasi neutralizoi një person që do kryente një sulm terrorist në Francë, është therur në Kaliforni, SHBA.

Ai u sulmua teksa po mbronte një mik.

Ai është në spital në gjendje të qëndrueshme, tha një zyrtar për BBC.

Ngjarja ndodhi pas një sherri verbal në një klub homoseksualësh në Sakramento.

Stone ishte bashkë me tre femra dhe një mashkull në klub.

Ai u sulmua nga një trup meshkujsh.

Policia ka shpallur në kërkim dy aziatikë.

Stone, 25 vjeç, ësht ënjë nga tre amerikanët që penguan realizimin e një sulmi terrorist në një tren në Francë në gusht të këtij viti.

Të tre arritën të vënë poshtë person me një kallashnikov, një pistoletë dhe thikë.

Stone u plagos nga sulmuesi dhe iu nënshtrua një operacioni.