James BluntKëngëtari i njohur britanik, James Blunt, është ankuar se mediat serbe kanë keqinterpretuar një deklaratë rreth rolit të tij gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi. ”Javën e kaluar në emisionin Top Gear, kam folur rreth asaj se si një vendim i gabuar i Komandantit të NATO-s gati ka nxitur sulmin ndaj rusëve në Aeroportin e Prishtinës. Mediat serbe shfrytëzuan tre sekonda të kësaj interviste duke e futur në një kontekst antiserb tregimin tim, që ka çuar drejt konkluzioneve të gabuara. Kurrë nuk kam bërë dhunë në Kosovë, ashtu edhe siç mësohet nga pjesa tjetër e këtij tregimi dhe gjithmonë kam treguar se roli që i kam takuar, ka qenë mbajtja e paqes. Secili person që ka qenë me mua atë kohë mund të dëshmojë se unë jam shoqëruar me njerëz të të dyja palëve”, ka thënë Blunt.


Blunt,siç dihet më 199 ka shërbyer në Kosovë në kuadër të kontingjentit britanik ndërsa pas kthimit në atdheun e tij ai është ikuadruar sukseshëm në botën e muzikës. Më 2009 ai ka mbajtur një koncert në Serbi.


Sipas mediave serbe, gjatë emisionit Top Gear, që trajton tema të automobilizmit, Blunt ka thënë se “Ne e kemi bombarduar në mënyrë të ndershme Serbinë”. Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta që e kanë shtyrë këngëtarin të reagojë.