Këngëtari i njohur britanik, James Blunt, ka treguar përvojën e tij në Kosovë, në kohën kur ishte ushtar i NATO-s, me anë të një klipi. Në videoklipin e tij më të ri në këngën No bravery, Blunt ka pasqyruar Kosovën e pasluftës. Këngëtari i njohur nëpërmjet këngës ka pasqyruar tmerrin që ka përjetuar populli i Kosovës dhe gëzimin e lirisë.