Krijuesi i hitit `Beautiful` James Blunt  i cili qëndroi një vit larg nga muzika, dhe  realizoi albumin më të suksesshëm në karrierë pas përfundimit të luftës në Kosovë “Back to Bedlam”, ku ai ishte pjesë e ushtrisë britanike, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë projektin e tij të ri të madh.


130717 James Blunt


Ai ka theksuar se  ka një kohë të gjatë që punon sepse ky album duket premtues dhe këngëtari dëshiron që gjithçka të jetë perfekte.


Në një intervistë të dhënë ai shprehet : “Albumi i ri  quhet “Moon Landing” dhe do të publikohet më 21 tetor.  Ky është më shumë album personal dhe po ashtu një kthim prapa në kohë për mua. Unë kam punuar me Tom Rothrock, do të jetë një tregim i madh,  do ta shihni vet dhe jam i bindur që do të pëlqehet nga të gjithë.