Propozimi


Urdhri i Farmacistit, akuza universiteteve private, u shesin dëshmi të paaftëve  


Copy-of-farmaciFarmacitë kanë mbirë kudo, si kërpudhat pas shiut. Asnjë prej tyre nuk respekton distancën, që duhet ta ndajë nga një tjetër. Është kthyer në një biznes, që mund ta administrojë kushdo që ka një diplomë farmacisti, që në vendin tonë, pjesa më e madhe e qytetarëve, e zotërojnë. Nisur nga këto pretendime të bëra publike sistematikisht nga ekspertët e fushës së farmaceutikës, këta të fundit, propozojnë ndryshimin e ligjit për farmacitë, që nga pranimet në universitete deri te përfitimi i licencës për të ushtruar profesionin. Duke qenë se aktualisht Ministria e Shëndetësisë është duke diskutuar ligjin e ri për farmacitë, ish-presidenti i Urdhrit të Farmacistit, Arjan Jaupllari, kërkon rishikimin e kritereve për hapjen e tyre. Sipas tij, rivendosja e rregullave, që u hoqën kohë më parë, për licencimin e farmacive, është domosdoshmëri, pasi ushtrimi jo korrekt i detyrës së tyre, rëndon në kurriz të pacientëve.


Sot është një ligj, i cili është në diskutim e sipër. Aktorët e sistemit e kanë dhënë mesazhin e tyre, që duhen vënë kritere teknike specifike për lejimin e hapjeve të farmacive. Detaje që do të zbardhen në një tryezë tjetër të organizuar nga autoritetet shëndetësore, ku do të vendoset se cilat i shërbejnë ose jo shërbimit farmaceutik apo pacientit, theksoi eksperti në fushën e farmaceutikës.


Jaupllari konstaton i shqetësuar se tregu farmaceutik në vend është mbipopulluar me farmacistë, të cilët nuk kanë aftësitë e duhura profesionale për ti shërbyer pacientit. Ekspertët këmbëngulin se fenomeni i mbipopullimit duhet të marrë fund njëherë e mirë, praktikë që botë është eliminuar vite të tëra më parë. Sipas ish-kreut të Urdhrit të Farmacistit, kjo vjen edhe si pasojë e hapjes pa kriter të universiteteve, të cilat kanë dhënë diploma të merituara, në shkelje të ligjit.


Ky është një problem tjetër, që ka shkaktuar një mbipopullim të farmacistëve për shkak të hapjes pa kriter të hapjes së universiteteve private dhe blerjes së diplomave nga universitetet. Ju mund të jeni infermierë dhe mund të blini një diplomë për farmacistë dhe një mjek mund të blejë një diplomë pa pikën e problemit. Mjekë, farmacistë dhe infermierë të gjithë e kanë nga një diplomë për farmacistë. Kjo është e tmerrshme! Ulet cilësia e shërbimit ndaj pacientit, nëse sot në treg ka diploma të blera dhe ndodhesh përpara një farmacisti që e ka blerë diplomën dhe nuk ka vajtur asnjë ditë në shkollë në farmaci, atëherë më vjen keq, por kjo reflektohet në kurriz të pacientit, sqaroi Jaupllari.


Duke iu referuar ligjit të farmacistëve, një nga rregullat që verifikon njohuritë e farmacistëve të rinj në vend është provimi i shtetit, por edhe edukimi në vazhdim. Por, pavarësisht se kushte kyçe, për të përfituar licencën e profesionit, të dhënat më të fundit të Urdhrit të Farmacistëve për kalueshmërinë në provimin e shtetit, tregojnë se gjysma e kandidatëve janë ngelës, ndërkohë që dhe në procesin e edukimit në vazhdim ka një pjesë të konsiderueshme të farmacistëve të rinj, që nuk kanë marrë asnjë kredit. Sh.Mezini


 


Ky shkrim Jaupllari: Kushdo ka diplomë farmacisti, vendosni kritere   u publikua me pare te Gazeta SHQIP.