-Sot, tri ndeshjet e para-

Futboll, Tirana-Kukesi Foto Agim Dobi (3)TIRANË, 18 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Superliga Shqiptare e Futbollit do të luaj këtë mes javë ndeshjet e javës së 11-të të saj, ose të dytën e fazës së dytë.

Partizani vjen në këtë të mërkurë se kryesuese e kampionatit me tri pikë superioritet nga Skënderbeu (të kuqtë mundën korçarët në "Qemal Stafa", tri javë më parë) dhe është skuadra e vetme që ka triumfuar përballë të gjithë kundërshtarëve.

Sfida e rradhës është ajo, që do të zhvillohet në Vlorë përballë Flamurtarit. Ndeshja, që do të nis në orën 17:00 i sheh vendasit në një krizë të thellë financiare dhe organizative, pasi trajneri Levy u largua, teksa shumë lojtarë kanë gati valixhet dhe kanë mbetur peng të "zinxhirit" kontraktual që i lidh me klubin. Në orët e fundit të ditës së martë ka mbërritur dhe një lajm pozitiv.

Orët e fundit mësohet se tekniku Stanislav Levy është gati të trokas në dyert e drejtësisë sportive për të marrë parat që i takojnë nga kontrata, çka do të sillte edhe më shumë probleme për klubin vlonjat. Prandaj dhe administratori Idrizi po bënë të pamundurën për të gjetur një marrëveshjeme trajnerin, për të mënjanuar drejtësinë sportive. Sa i takon përballjes, krenaria e kuqezinjëve mund të kthehet në një problemë për demat e kuq. Java e11-të e kategorisë superiore do të nis në orën14:00 të ditës së sotme, me dy sfidat e para, Tërbuni-Bylis në Pukë dhe Vllaznia-Teuta në Shkodër, pasi për kuqeblutë gjatë ditës së martë ka ardhur dhe lajmi i mirë i licencimit të stadiumit "Reshit Rusi". Kjo do të thotë se skuadra shkodrane nuk do të ketë më nevojën të harxhojë energji dhe para për të gjetur terrene të tjera për të zhvilluar takimet e saj, por do të luaj në këtë impiant.

Futboll, Tirana-Kukesi Foto Agim Dobi (4)Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi zyrtarisht klubin e Vllaznisë se pas plotësimit të kritereve të përcaktuara, fusha sportive Reshit Rusi u licencua për të pritur ndeshjet e Kategorisë Superiore. Drita jeshile u dha pas ndërhyrjes dhe këmbënguljes së kryetarit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati dhe drejtorit sportiv të Vllaznisë, Armir Grima. Pas licencimit të terrenit, që do të lehtësojë edhe arkat e klubit nga kostot financiare të udhëtimeve, FSHF njoftoi zyrtarisht se në fushën sportive Reshit Rusi do të luhet menjëherë prej së mërkurës. Teuta nga krahu tjetër vjen pas fitores ndaj Flamurtarit në këtë takim dhe kërkon që të rikonfirmojë vendin e tretë në klasifikim.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme është ajo mes Tërbunit dhe Bylisit, ku pukianët kanë një shans të artë për t'ju larguar vendit të fundit. Ballshiotët nga krahu tjetër në këtë përballje do të kërkojnë ti presin krahët pukianëve në kuadër të luftës për mbijetesë. Ditën e enjte do të luhen dhe dy takimet e fundit të kësaj jave, ku padyshim supersfida e "Zeqir Ymerit" mes Kukësit dhe Skënderbeut është më e shumë pritura. Kuksianët vijnë pas barazimit në Ballsh, që për pak sa nuk i kushtoi pankinën trajnerit Troizi, teksa korçarët në këtë takim duhet vetëm ta fitojnë për të ushtruar presion tek Partizani kryesuese. Tekniku Mirel Josa të enjten në mbrëmje ka një sfidë vendimtare për vijueshmërinë e sezonit, pasi të premten mund ta gjejë skuadrën e tij 6 pikë larg Partizanit, në rastin më të keq. Përballja tjetër e kësaj jave është ajo mes Tiranës e Laçit, që do të luhet në "Qemal Stafa" në orën 17:00.

Programi:
Sot:
14:00, Tërbuni-Bylisi
14:00, Vllaznia-Teuta
17:00, Flamurtari-Partizani
Të enjten
17:00, Kukësi- Skënderbeu
17:00, Tirana-Laçi

Klasifikim: Partizani 28 Pikë, Skënderbeu 25, Teuta e Kukësi 17, Tirana 16, Laçi 11, Flamurtari 9, Bylisi 6, Vllaznia 5, Tërbuni 4.

/a.g/