Java e 6-të e Kategorisë Superiore, mund të quhet edhe “java e penalltive”, pasi në gjashtë ndeshjet e zhvilluara u dhanë katër penallti, dy prej të cilave vendosën edhe fatin e takimit, ndërsa dy të tjera ndikuan në rezultatin e ndeshjes.

Kështu, Bekim Kuli me penalltinë e tij të realizuar kundër Elbasanit (1-0) i siguroi fitoren e parë formacionit kavajas. Të njëjtën efekt prodhoi edhe 11-metërshi i realizuar nga kroati i Flamurtarit, Mate Brajkoviç në fitoren e ngushtë me Partizanin (1-0).

Takimi Shkumbini-Lushnja (2-1) pati gjatë 90 minutave dy penallti: Turdiu realizoi golin e parë për vendasit, ndërsa Çela vulosi rezultatin për miqtë.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA 6

Dje, 03.10.2008

Teuta-Apolonia 2-1

Golat: 13’ Hysa, 34’ Jakupi /73’ Berkiç

Sot, 04.10.2008

Besa-Elbasani 1-0

Golat: Kuli 63’ (p)

Shkumbini-Lushnja 1-2

Golat: 16’ Turdiu (p)/ Bubeqi 42’, Cela 73’(p)

Dinamo-Vllaznia 1-1

Golat: 15’ Smajli (aut)/ Dhembi 59’

Bylis-Tirana 0-0

Flamurtari-Partizani 1-0

Golat: 31’ Brajkovic (p)



E Shtune, 04 Tetor 2008