SHBA - Pak ditë pasi i dha fund lidhjes me balerinin Casper Smart, Jennifer Lopez duket se ka gjetur ngushëllim tek një tjetër balerin. 

Mediat flasin për një lidhje të fshehtë mes këngëtares dhe balerinit profesionist të “Dancing with the Stars”, Maksim Chmerkovskiy.

Por burime afër këngëtares hedhin poshtë lajmet e përhapura në media, duke theksuar se ata janë vetëm miq të mirë.
Jennifer Lopez ka vallëzuar me ukrainasin në ceremoninë e “American Music Awards” në nëntorin e kaluar.

Balerini 34-vjeçar Maksim Chmerkovskiy në të kaluarën ka patur një lidhje me aktoren dhe modelen, Kate Upton.

(er.nu/BalkanWeb)