Romani i fundit i shkrimtarit Fatos Kongoli “Jetë në kuti shkrepsesh“ ka pak ditë që ka dalë nga procesi i botimit në gjuhën frënge me titull “La vie dans une boîte d'allumettes”. Sërisht nën logon e Botimeve Rivages, shtëpi me të cilën Kongoli prej më shumë se 7 vjet ka ruajtur një bashkëpunim shumë të mirë. Aty janë botuar pothuasje gjithë romanet e tij që nga “I humburi“, „Kufoma“, „Dragoi i fildishtë“, “Ëndrra e Damokleut“„“Lëkura e qenit“, të gjitha përkthime të Edmond Tupes.


“Jetë në kuti shprepsesh“ është rrëfim për jetën e një njeriu të cilin Kongoli, ashtu si dhe në romanet e tjerë e mban mes dy botëve: të kalurës përndjekëse dhe të sotmes që funksionon në bazë të rregullave të reja, po që prapë mbetet kaotike dhe e korruptuar.