Ndërmjetësi i Bashkimit Europian në bisedimet Prishtinë - Beograd nuk ka arritur të marrë pëlqimin e autoriteteve të kosovare rreth përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale.
Në fakt, zgjidhja për këtë çështje duket të jetë shumë larg edhe për shkak të qëndrimit të ngurtë të palës serbe, e cila po insiston që Kosova të prezantohet vetëm përmes Rezolutës 1244.
Por pala kosovare, ndërkaq, është shprehur e prerë se nuk do të heqë dorë nga fjala Republikë, të cilën Cooper e ka kërkuar si kompromis kur është fjala për bashkëpunimin rajonal.
Një zyrtar i lartë i Qeverisë, në kushte anonimiteti, ka thënë për Express se Kryeministri Hashim Thaçi ka qenë kategorik në këtë pikë.
Kryeministri në takimin e djeshëm me z. Cooper ka shprehur refuzimin kategorik të Prishtinës për ofertën e Ndërmjetësit që Kosova të përfaqësohet pa Republikë, në takimet rajonale, ka thënë burimi i gazetës.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...