Ora Nes zbulon përmbajtjen e letrës që është gjetur në tavolinën e banesës së Sokrat Shanit në Krutje të Lushnjes.


“Jonida ndodhet tek shtëpia e Ludit në Golem. Shtepia ndodhet përballë pishinës së një hoteli. Hotel P… Banesa në katin e katërt, Jonida është nga Kryekuqi”


Letra mban datën 14 gusht dhe është firmosur nga viktima Sokrat Shani.


Burime nga policia bëjnë të ditur se trupi i viktimës është gjetur i lidhur dhe se duhet të ketë më shumë se 48 orë që është vrarë pasi trupi është gjetur në proces dekompozimi


Krimi i dyfishtë u zbulua sot.


Vret veten në Lushnje, në letër tregon se kishte vrarë të dashurën në Golem



 


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter