LONDER - “Juan Mata do të jetë pjesë e Manchester United”,- tha trajneri i Chelsit, Jose Mourinho. Portugezi konfirmoi se marrëveshja është arritur tashmë dhe se mesfushori spanjoll do të kalojë testet tek Manchester United.

“Është një ofertë e mirë. e respektueshme si për ne, ashtu dhe për vlerën e lojtarit. Kjo na lejon neve të përpiqemi të sjellim lojtarë të tjerë, në ekipin tonë pasi kemi nevojë për disa lojtar cilësorë”,- bëri të ditur trajneri i londinezëve Jose Mourinjo.

“E kam pyetur atë kur oferta erdhi se a ke dëshirë të shkosh dhe ai më tha po, kam dëshirë të shkoj. Ne jemi të lumtur që ai shkon në një ekip të fort, por njëkohësisht jemi edhe të zhgënjyer pasi na largohet një lojtar cilësor. Besoj se edhe ai është ndjerë njësoj”, - tha Mourinho gjatë një konference për shtyp.

(an.ca/BalkanWeb)