13-11-2013 / Gazeta 55

Kreu i PD, Basha merr pjesë në punimet e Asamblesë së PPE-së

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në punimet e Asamblesë politike të Partive Popullore Europiane. Punimet e Asamblesë politike të Partive Popullore Europiane u zhvilluan në Bruksel, nga ku u zgjodh edhe presidenti i ri i PPE. Francezi Joseph Daul, aktualisht president i grupit të Partive Popullore Evropiane (PPE) në Parlamentin Evropian, u zgjodh dje president i kësaj partie panevropiane të qendrës së djathtë, që bashkon edhe partinë e djathtë franceze, UMP dhe atë gjermane, CDU.  Joseph Daul, 66 vjeç, u zgjodh me 112 vota nga 124 në mbledhjen e PPE-së në Bruksel. Daul mbahet mend mirë për një deklaratë të fortë kundër Edi Ramës të cilin e quajti një njeri me pak problem mendore, të cilën e tha në një samit të PPE. “Miku im Berisha, ti ke të drejtë dhe unë e di që ne kemi kaluar së bashku disa net pa gjumë së bashku me kandidatin socialist, që ndofta është pak i sëmurë mendor. Bashkë me Martin Shulc ne kemi arritur bashkë me ty dhe në sajë tënd të ruajmë shumë jetë njerëzore dhe të respektohen të drejtat e njeriut”, ishte shprehur Joseph Doul, para dhjetëra krerëve të partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane. Daul zëvendëson ish-kryeministrin belg njëherësh edhe President i PPE, Wilfried Martens, i cili vdiq më 9 tetor.  Martens ishte president i Partive Popullore Evropiane që prej vitit 1990.


...