Nga Brunilda Dibra


Si një ish studente e Fakultetit te Drejtësisë në Universitetin Luigj Gurakuqi te Shkodres, kam qene pjese e auditorëve ku zonja Jozefina Topalli jepte Te Drejtën Publike.


Prezantimi i pare me Profesoreshe Topallin, qe ne atë kohe ishte N/Kryetare e Kuvendit te Shqipërisë, ka qene i çuditshem për ne studentet e  auditorëve, por jo për atë. Pyetja për secilin ishte Djali/Vajza i kujt je dhe ku banon?


Brenda pak minutash Jozefina Topalli pati një panorame te qarte te përbërjes gjeografike te atij kursi.


Po ashtu, ne atë prezantim Profesoresha Topalli kuptoi kush ishin fëmijët e komunisteve, demokrateve, ballisteve, zogisteve e kështu me radhe.


Ai prezantim shërbeu deri ne fund ne raportin student-pedagog me zonjën Topalli, e cila ndryshe trajtonte shkodranet e vjetër, e ndryshe ata qe ne gjuhen e jetës shkollore quhen konviktore.


Ne tentativën ndoshta për te qene ne avangarde, leksionet E te Drejtës Publike te Jozefina Topallit ne 97-ten, ishin një përkthim i çale i programit studimor te Universitetit te Bolonjës, ku nuk ekzistonin asnjë nga shenjat e pikësimit. Mund te duket një detaj i parendesishem, por ne jurisprudence, një presje apo pike ka shpëtuar koka njerëzish. Topalli ne leksionet e saj, nuk mendonte për ketë, ose nuk kuptonte qe për një jurist, fjala është një shkence ekzakte. Jo vetëm matematika, aq e dashur për te.


Një tjetër kujtim i imi me zonjën Topalli ne rolin e pedagoges, ishte mungesa e pedagogjisë ne komunikim. Ne diskutimet e lira me studentet, te gjithë ishim te kujdesshëm teksa bëheshim pjese e debatit, sepse një liri e tepërt mendimi nga ana jone, veçanërisht nëse anonte majtas, do thoshte humbje te vitit shkollor, sepse kështu i ndodhi një studenteje një vit me te madhe se ne, e cila Te Drejtën Publike nuk e mori deri ne vitin e diplomës.


Kohe me vone ne punën time si gazetare, pasi juriste smund te bëhesha si një vajze e një ish komunisti ne Shkodër, vëreja qe për gazetaret e qendrës, Jozefina Topalli ishte si ato ikonat qe shohim ne kishe. Rrethohej nga një aureole pafajësie dhe tolerance qe kurrë nuk e ka patur dhe qe ne shkodranet e njihnim shume mire. Si viktime e luftës se klasave ne kohen e monizmit, Topalli krijoi një tjetër lufte klasash, por ne rolin e persekutores, qe ne auditorët e universitetit te Shkodres, ku studentet konviktore e te majte duhej te djersinin për te marre notën sipas meritokracise, ne rekrutimet ne zyrat e bashkise se qytetit me te madh verior, qe prej 20 vitesh drejtohet nga e djathta dhe komandohet nga ajo, ne radhët e pronareve, qe smund te marrin pronat e tyre, sepse prona te paluajtshme ne Shkodër do vetëm Topalli dhe klani i saj.


Ajo e nxori fare mire ketë ane te saj kur ju dha një pushtet: Arbitrimi i Kuvendit te Shqipërisë. Zonja Topalli është intolerante ne natyrën e saj dhe këtë e dine fare mire PD-istet e Shkodres, ata rrogëtarë te mjere te teatrit, te qendrave kulturore, mësues, pedagoge qe dolën këto dite për te mbrojtur një shtrembërim te turpshëm te kryetares se parlamentit, ndaj deklaratës se kreut te shtetit, Bamir Topi.


Kjo lufte ndaj Topit ka një shpjegim te dukshëm, qe ska te beje me dialektizma. Ne përfundimin e mandatit te presidentit, Bamir Topi është rivali me i forte ne perëndimin e afërt te karrierës politike te Berishës brenda se djathtës. Qëllimi justifikon mjetin, qofte dhe përmes ndarjes krahinore, fetare, kulturore, dialektike qe Jozefina e ka me shume qejf. Këtë gjë ka bere ne Shkodër, ku kartën fetare e luan sa here dëshiron dhe ne kandidimet për deputete apo kryetare bashkie nga PD-ja, atë krahinore dhe dialektike me te ardhurit e rinj, te çilet i gënjen me dy rruge qe asfalton, por ne rekrutimet ne administrate, përfitojnë vetëm dyert e mëdha te Shkodres.


Pas kaq vitesh, mendoj qe Topalli duhej te kishte dhëne Te Drejtën Romake, meqë ne karrierën e saj politike ka ndjekur vetëm një parim: Përça dhe Sundo!