Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, ka humbur betejën në një gjykatë Apeli të Londrës, për të bllokuar ekstradimin e tij drejt Suedisë, ku akuzohet për krime seksuale.


Autoritetet suedeze e kërkojnë Assange, australianin 40 vjeç, për tu përgjigjur për akuzat për përdhunimin e një gruaje dhe ngacmimin seksual të një tjetre. Ndërkohë Assange tani ka një mundësi, që brenda dy javësh ta dërgojë çështjen në Gjykatën Supreme, duke argumentuar se ajo është një çështje më rëndësi të përgjithshme publike.


Disa mbështetës të Assange u mblodhën jashtë dyerve të gjykatës në Londër, në pritje të mbërritjes së tij. Megjithatë duket se Assange e ka humbur mbështetjen që gëzonte dikur. Asnjë personazh i jetës publike nuk u shfaq pranë tij. Edhe ata që kishin dalë për të protestuar, ishin pesimistë.


Assange, faqja e të cilit ka publikuar dhjetëra e dhjetëra dokumente e kabllograme, që kanë turpëruar shumë qeveri e biznese, thotë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.


Së fundmi, Wikileaks shpalli se nuk do botojë më dokumente për shkak të problemeve financiare.