Duhet të presin ende të gjithë klubet që kërkojnë të kenë në stolin e tyre.
Borusia e Dortmundit mund të shesë gjithë yjet e skuadrës, por kurrsesi nuk mund të heqë dorë nga Jurgen Klop.
Dikur komentator, tani një prej trajnerëve më të kërkuar të Europës, teknikut gjerman nuk I interesojnë ofertat e skuadrave të tjera.
Ai ka vendosur të vazhdojë punën me Borusian e Dortmundit, duke rinovuar kontratën deri në vitin 2018.
Një vendim surprizë duke parë që klube si Reali I Madridit apo Inter janë gati t’I besojnë ekipin.
Padyshim edhe përfitimet e tij do të jenë më të mëdha. Por Klop ka një filozofi krejt të vetën.
Kërkon të jetë I pavarur në punën e tij, teksa nuk ka frikë të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë për atë që ndodh në ekip.
Origjinal edhe në mënyrën si motivon skuadrën, përpara dhe gjatë ndeshjeve.
Për këtë është kritikuar jo pak, por sukseset janë në krahun e tij.
Që nga viti 2008 kur mori drejtimin e Borusias së Dortmundit, Jurgen Klop ka fituar dy tituj kampion në Gjermani, një Kupë ndërsa ishte shumë pranë Ligës së Kampioneve që e humbi vetëm në finale kundër Bajernit të Mynihut.