TIRANE- Kur janë mbushur pesë ditë nga prangosja e kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu, një tjetër zyrtar i bashkisë vijon të mbetet në kërkim policor. Atlis Hoti avokati i bashkisë ende nuk është arrestuar nga policia e kryeqytetit megjithëse prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhërin e arrestit për juristin e bashkisë. Policia gjatë këtyre diteve ka ushtruar kontrolle në disa banesa ku dyshohej se fshihej Atlis Hoti, por këto kontrolle kanë qënë pa rezultat. Sipas njësisë hetimore Task-Forcë, Hoti ka bashkëpunur me kryebashkiakun Mziu, duke mos pranuar të firmosin kontratën prej 890 milion lekë për fillimin e punimeve, për zgjerimin e rrugës “Zgjimi” që shtrihej nga zona e Valiasit në zonën e Laknasit.
Kjo kontratë duhet të nënshkruhej me kompaninë e ndërtimit “Gjoka Konstruksion”, për shkak se Komisioni i Prokurimit Publik, kishte vendosur të pranonte ankimimin e administratorëve dhe të shpallte fituese të tenderin firmën “Gjoka Konstruksion”. Mirëpo edhe pse KPP ka urdhëruar kryebashkiakun Mziu të ndërmerte veprime konkrete për nënshkrimin e kotratës, nga ana e drejtorit Juridik të bashkisë Kamëz Atlis Hoti dhe kryebashkiakut Mziu, nuk është marrë asnjë masë në këtë drejtim. Disa herë rradhazi përfaqësues të firmës kanë kryer takime me juristin e bashkisë Atlis Hoti, duke i kërkuar këtij të fundit të nënshkruanin kontratën por si përgjigje kanë marrë: Se nuk don Z.Xhelal Mziu.
Shkrimi u publikua sot (24.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)