Justin Bieber dhe Selena Gomez kanë ngritur spekulimet se ata mund të jenë pajtuar, pasi janë parë pranë njëri-tjetrit shumë afër shtëpisë së tinejxherit në Calabasas të Kalifornisë.


Bukuroshja dhe tinejxheri janë ndarë vitin e kaluar pas dy viteve lidhje, por tashmë janë parë së bashku për herë të parë pas shumë kohësh, duke u argëtuar me bicikleta të improvizuara në The Oaks, një komunitet në Calabasas të Kalifornisë.


Pikërisht në këtë regjion edhe e ka shtëpinë Justin Bieber.


Ishte një fans i Bieber ai që fotografoi dyjet së bashku nga vetura e tij, duk thënë se ja si janë bashkuar ata në një mënyrë transporti të pazakontë.


Po ky fans i Bieber ka zbuluar se ishin truprojet e Bieber ata që bllokuan realizimin e fotografive tjera dhe ishte tinejxheri ai që ka reaguar ashpër ndaj përndjekjes së tij.


Ribashkimi i çiftit vjen pak javë pasi Selena kishte probleme për të harruar tinejxherin dhe se zemra i saj po rrihte për Justinin./Indeksonline/