“Kemi arritur fazat finale të bisedimeve për rinovimin e Vidal. Rinovimin e kontratës së re do ta bëjmë zyrtare në javën e ardhshme”.

Kjo është deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të Juventusit, Giuseppe Marotta.

Rinovimi i kontratës së re me Vidal ishte cështje kryesore te Juve, pasi pas paraqitjeve të fundit kanë shfaqur interes shumë ekipe të mëdha në Evropë.

26-vjeçari po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 10 gola në 20 ndeshje.

Kontrata aktuale e Vidal skadon në 2016, pritet që kontrata e re të firmoset deri më 2018. Në fund, Marotta ka folur edhe për mesfushorin francez.

“Pogba po bën një punë të mirë, ndërsa nuk ka interesim konkret për të që do t’ia tërhiqte vëmendjen”.

Pogba dhe Juve kanë firmosur bashkëpunimin së bashku deri më 2016.

d.b/shqiptarja.com