KFOR nuk ka informacione per rastin e Sllovalub Joviç, i cili sipas
Policise se Kosoves eshte rrembyer disa dite me pare nga autoritetet e
Serbise ne veriun e Mitrovices.



Por, komandanti i forcave paqeruajtese Volker Halbauer nuk e di nese ai eshte marre nga xhandarmeria e Serbise, policia e Serbise apo struktura te tjera qellimi i te cilave ka qene largimi i nje te dyshuari per vepra kriminale nga Kosova. Pas nje takimi me kryetarin e Komunes së Prishtines Isa Mustafa, gjenerali Halbauer nuk e mohoi se ne nje rast te tille do te shkelej rezolutua 1244, por ai u shpreh se nuk do te deshironte te komentonte perderisa mungojne informacionet zyrtare.

“Vertete per kete ngjarje kam degjuar nga mediat, nuk kam një pasqyrë te saktë se cfare ka ndodhur, edhe pse ne nje ane e konsideroj si rast qe ka te beje me rendin dhe ligjin por me teper nuk mund te spekuloj. Ne nje rast te tille a do te shkelej rezoluta 1244. Eshte vertete shume heret qe te flitet per permbajtjen e ketij rasti”, tha Volker Halbauer, komandant i KFOR-it në Kosovë.

Sllovalub Jovic ne veri te Mitrovices njihet si lideri i rojave te ures te cilet kane tensionuar vazhdimisht situaten.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kërkoi që ndërhyrje te tilla të Serbisë në territorin e Kosovës të ndërpriten. Sipas tij kjo çështje duhet të adresohet ne procesin e dialogut me Serbinë.

“Eshte konsideruar, si nje akt i cili nuk duhet te lejohet qe te nderhyjne forcat e nje shteti tjeter dhe ne tash duhet qe edhe gjate ketij dialogu qe t’i bejme Serbise qe ajo s'mund te nderhyje ne vend dhe qe ajo t'i terheqe forcat e veta nga veriu i Kosoves ai eshte qellimi themelor dhe masa e pare qe duhet te ndermerret ne kete dialog qe po behet me Serbine”, tha Mustafa.

Takimi i komandantit të KFOR-it me kryetarin e LDK-së bëhet në kohën kur Prishtina e Beogradi kanë intensifikuar takimet në kuadër të dialogut të përbashkët. Halbauer dhe Mustafa u shprehen gatishmërinë që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të vazhdojë.