Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ku ka qenë i pranishëm edhe kreu i saj njëkohësisht edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi janë betuar 8 gjyqtarët e rinj. Të emëruar një muaj më parë në Gjykatat e Krujës, Sarandës, Lushnjes, Pogradec , Kukës, Përmet, gjyqtarët Alma Koraliu, Alma Zhupa, Bib Ndreca, Engjellushe Tahiri, Gentiana Xhelili, Ornela Naqellari, Rezarta Paha, Zeta Terpollari tashmë do të jenë pjesë e gjyqësorit duke dhënë vedimet e tyre në gjykatat e shkallës së parë në rrethe. Por jo vetëm kaq në mbledhjen e KLD, e cila është zhvilluar me dyer të mbylluar janë shpallur edhe 12 vende vakante që janë në gjykata në të cilat do të emërohen magjistratët e rinj, që kanë përfunduar shkollën e Magjistraturës në profilin e gjykatësi.