spitali-durres-1Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht drejtuesin aktual dhe ish-drejtuesin e spitalit të Durrësit me akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën e 3.390.759 lekëve.


Kallëzim penal është bërë në drejtim të drejtoreshës A.F dhe ish-drejtorit T.B. Sipas raportit të KLSH, këta dy drejtues kanë lidhur kontrata pa kryer procedurat ligjore dhe gjithashtu janë konstatuar keqinterpretime të qëllimshme mbi prokurimet.


Referuar gjetjeve kryesore të auditimit, të evidentuara në mënyrë më të detajuar në Raportin Përfundimtar të KLSH-së, dëmi ekonomik i konstatuar arrin në shumën 3.390.759 lekë.


Më konkretisht nga auditimi rezultoi që nga ana e titullarëve të institucionit: ishin lidhur një sërë kontratash pa kryer paraprakisht procedurat e nevojshme ligjore që duheshin ezauruar përpara lidhjes së tyre, ishin lidhur njëra pas tjetrës dy kontrata shtesë mbi kontratën bazë; ishin lidhur kontrata shtesë pa pasur paraprakisht në dispozicion burimet e financimit; ishin kryer keqinterpretime të qëllimshme të legjislacionit mbi prokurimet për të justifikuar aplikimin e procedurave të prokurimit Negocim pa botim paraprak të njoftimit të kontratës, shpesh herë brenda vitit financiar, me synimin e shmangies së konkurrencës dhe favorizimin e operatorëve të ndryshëm ekonomik, thuhet në raportin e KLSH.


28 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim KLSH kallëzon drejtorin dhe ish-drejtorin e spitalit të Durrësit, dëmi 3,39 mln lekë u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.