Dy biznesmenet korcare, te akuzuar per ngritjen e nje firme piramidale, duke mashtruar ne shuma te medha ne bashkepunim nepermjet huamarrjes, lirohen nga Gjykata e Korces pas skadimit te afatit 30-ditor te vendosur gjate mases se sigurise, nje muaj me pare. Jani Lluka e Ilia Nikolla kane lene mengjesin e djeshem qeline dhe do te hetohen nen masen e sigurise “arrest shtepie”, pasi, sipas trupit gjykues “nuk perbejne rrezikshmeri shoqerore dhe disponojne asete per te paguar borxhlinjte”. Prokuroria ka kundershtuar vendimin e gjykates, duke pretenduar se ishte i padrejte dhe pritet te apeloje se shpejti. Gjykata e rrethit te Korces ka dhene nje vendim me te bute ndaj biznesmeneve Jani Lluka dhe Ilia Nikolla, pronare te firmes “Inter Konfeksion Kompani”. Ne perfundim te seances, gjykatesja e ceshtjes, Vojsava Osmanaj, nuk mori parasysh kerkesen e prokurorit Bardhi Lako per masen e sigurise “arrest ne burg” ndaj dy te pandehurve. “Dy te akuzuarit, Lluka dhe Nikolla, nuk paraqesin rrezikshmeri te larte shoqerore, ndaj dhe vendos ndaj tyre caktimin e mases se sigurise “arrest shtepie”, me detyrim paraqitjeje ne prokurori”, tha gjyqtarja Osmanaj. Prokurori Bardhi Lako kerkoi nga trupi gjykues qe dy te akuzuarit per mashtrim te qendrojne ne burg pa afat. Ai e bazoi kete kerkese ne provat e mbledhura gjate kesaj kohe nga prokuroria. “Gjate nje muaji hetimesh, specialistet kontabel kane kryer ekspertizen e aktivitetit te firmes "Interkonfeksion kompani", qe drejtohej nga Lluka dhe Nikolla, nga e cila rezulton se dy pronaret e saj jane debitore ne shuma te medha, jo vetem ndaj disa banoreve nga qyteti i Korces, por edhe ndaj shtetit”, tha perfaqesuesi i akuzes. Nder provat e paraqitura prej tij ishte rezultati i ekspertimit te firmes "Interkonfeksion kompani", dokumentacioni nga dega e tatim-taksave te rrethit per mosshlyerje te detyrimeve nga kjo firme, denoncimet e ngritura nga mjaft qytetare per mosshlyerje te huadhenieve, si dhe verifikimet bankare te marrjes se kredive ne shuma te konsiderueshme nga dy biznesmenet.


G.Ashimi