Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike të dhënat e rezultateve të zgjedhjeve ku rezulton se koalicioni, "Aleanca e Ndryshimit", ka marrë 71 mandate. KQZ bëri me dije se koalicioni "Aleanca e Ndryshimit", ka marrë 46.69% të votave, koalicioni, "Bashkimi për Ndryshim", 45.36% koalicioni "Poli i Lirisë", 1.82% dhe koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim", 5.56%. Të përkthyera në mandate këto përqindje i japin 71 mandate koalicionit "Aleanca e Ndryshimit", 65 mandate koalicionit "Bashkimi për Ndryshim", 4 mandate "Aleancës Socialiste për Integrim", dhe asnjë mandat për "Polin e Lirisë".