Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të diskutojë për gjendjen në Kosovë në seancën e 22 janarit.

“Republika Popullore e Kinës, si kryesuese e radhës e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, njoftoi se në këtë seancë do të debatohet Raporti i rregullt i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së, Ban Ki-Mun për gjendjen në Kosovë”, njofton agjencia kineze e lajmeve, Xinhua.

Raportin do ta prezantojë Shefi i UNMIK’ut, Lamberto Zanier, derisa nuk dihet ende nëse në këtë mbledhje do marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës.