Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), denon ashper aktin kriminal qe i mori jeten perfaqesuesit te popullit, Deputetit te Kuvendit te Shqiperise, z. Fatmir Xhindi dhe kerkon me teper siguri dhe marrjen e masave efektive per parandalimin e krimit. "Kjo vrasje ka prekur dhe ka tronditur rende mbare opinionin shoqeror", shkruhet ne njoftimin per shtyp qe KSHH shperndau ne lidhje me ngjarjen. Duke i shprehur ngushellimet e sinqerta familjareve dhe te afermeve te viktimave, "KSHH i ben thirrje organeve te specializuara shteterore qe te angazhohen maksimalisht per identifikimin dhe kapjen e autoreve te ketij krimi me rrezikshmeri te theksuar shoqerore. Hetimi i shpejte, objektiv dhe i gjithanshem i kesaj ngjarjeje kaq te rende dhe te dhimbshme do te zbuloje motivet e verteta qe kushtezuan kryerjen e saj". KSHH rithekson domosdoshmerine per me teper siguri dhe stabilitet si dhe marrjen e masave efektive per parandalimin dhe koordinimin e luftes kunder kriminalitetit ne teresi dhe mbrojtjen e jetes se njeriut ne menyre te vecante.