Forcat e NATO-s në Afganistan njoftuan se kanë vrarë një komandant taleban në jug të Afganistanit. Mullah Asad sipas NATO-s ka qenë komandant në provincën e Helmandit. Forcat amerikane dhe ato të NATO-n njoftuan gjithashtu se do të vazhdojnë operacionet kundër talebanëve edhe gjatë muajve me acar të dimrit.Ndërkaq ushtria në Kanada njoftoi se 8 ushtarë të këtij vendi janë plagosur pas një shpërthimi të bombës në Afganistan