Shkrimtari i njohur shqiptar, me fame boterore, Ismail Kadare propozohet si kandidat per cmimin Nobel ne letersi per vitin 2012. Propozimi ka ardhur nga Akademia e Shkencave Shqiptare. Kryetari i saj, akademiku Gudar Beqiraj ka propozuar shkrimtarin e shquar dhe anetarin e Akademise Ismail Kadare, si kandidat per cmimin Nobel ne njohje te veprave te tij, tashme te perkthyera ne shume gjuhe te botes si dhe te vlerave si perfaqesues i artit dhe kultures. Propozimi i eshte bere Komitetit per cmimin Nobel prane Akademise Suedeze, me kerkesen e saj per nje kandidature. Ismail Kadare ka qene disa here kandidat per cmimin Nobel, por pa mundur ta fitoje ate. Nderkohe, Kadare mban titullin "Princi i Asturias" per letersine ne vitin 2009. Ismail Kadare lindi me 28 janar 1936 ne Gjirokaster, ku perfundoi edhe arsimin e mesem; me 1958 mbaroi degen e Gjuhes e te Letersise ne Universitetin e Tiranes. Me pas shkoi ne Moske me studime per dy vjet ne Institutin e Letersise Boterore "Maksim Gorki" (1958-1960). Ismail Kadare eshte shkrimtari me i madh i letersise shqipe dhe nje nga shkrimtaret me te medhenj te letersise boterore bashkekohore. Vepra e Ismail Kadarese eshte perkthyer ne 45 gjuhe te huaja, duke arritur keshtu nje rekord te perhapjes ne tere boten e qyteteruar. Ne fushen e prozes, Ismail Kadare ka levruar tregimin, novelen dhe romanin. Prozen e tij e karakterizojne pergjithesimet e gjera historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thelle i shprehur shpesh me ane te paraboles, mbi bazen e asociacionit apo te analogjive historike. Me vepren e tij, qe ka shenuar nje numer rekord te perkthimeve ai e ka bere te njohur Shqiperine ne bote, me historine dhe me kulturen e saj shekullore.