Opozita duhet te ndale transferimin e agresivitetit personal te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama ne politiken shqiptare. Kjo ishte thirrja qe beri dje deputeti i Partise Demokratike per Qarkun e Korces, Fatbardh Kadilli, ne drejtim te socialisteve dhe perfaqesuesve te tjere te politikes shqiptare. Permes nje deklarate per mediat, deputeti i ri, Kadilli, deklaroi se ndalimi i agresivitetit te Edi Rames, eshte nje detyrim i gjithe politikes ne vend. "Eshte detyrim i cdo folesi publik, qe te denoncoje perpjekjen e Rames qe agresivitetin e tij vetjak, agresivitet qe i buron nga deficenca dhe amoraliteti ta transferoje ne agresivitet politik", deklaroi Fatbardh Kadilli para mediave. Po keshtu ai theksoi se kryetari i PS-se, Rama eshte nje model anarkist dhe nje fatkeqesi per te gjithe opoziten dhe politiken ne vend. Por sipas tij, ndalja e agresivitetit te Rames duhet te vinte fillimisht nga vete perfaqesuesit dhe anetaresia e Partise Socialiste, te cilet nuk do te deshironin qe partia e tyre te drejtohej nga nje njeri i tille.