Reali ka si objektiv kryesor fitimin e trofeut më të rëndësishëm europian për klube, që do të ishte i dhjeti në historinë e këtij ekipi. Kaka ka pohuar se skuadra dhe ai vetë do të bëjnë gjithçka për të realizuar këtë synim.“Do të ishte realizimi i një ëndrre të fitojmë Ligën e Kampionëve në ‘Bernabeu’. Do të bëjmë të pamundurën për të qenë aty më 22 maj. Më mirë të fitojmë Championsin, është më e rëndësishme”, theksoi mesfushori brazilian në një intervistë për të përditshmen sportive spanjolle “AS”.