KAKAVIJE- Nje sasi prej 5.1 kg heroine eshte sekuestruar sot ne aksin Kakavije- Janine.
Droga eshte gjetur e fshehur ne depoziten e ajrit te kondicionerit te nje autobusi te linjes Sarande Athine. Policia kishte ndaluar automjetin rreth 5 km pasi kaloi piken doganore te Kakavijes dhe kishte bere kontrollin e imtesishem.
Lenda narkotike eshte gjetur e paketuar ne pako dhe e vendosur ne depoziten e ajrit te kondicionerit. Policia prangosi shoferin e autobusit dhe nje pasagjer.