Nga Dr. Jorgji Kote


Aplikimi yne i tanishem per anetaresim te plote ne BE nuk eshte thjesht dhe vetem nje Lajm i faqeve te para, por padyshim nje ngjarje e madhe me reze te gjate veprimi per te ardhmen evropiane te vendit tone; ai shenon nje stad te ri cilesisht me te larte dhe historik ne marredheniet dhe partneritetin tone strategjik me Bashkimin Evropian. Edhe pse procesi i integrimit Euro-Atlantik dhe Evropian te vendit tone ka gati 20 vjet qe nuk njeh kurrfare "sezonaliteti", ngjarjet e meparshme dhe aplikimi per ne BE e bejne perfundimisht Prillin e sivjetem nje "Shenje Dalluese," nje "Gur Kilometrik" ne kete rrugetim epokal.


- Triplet historik


Bashke me Prillin hyri ne fuqi Marreveshja e Stabilizim-Asociimit. Nuk ishte nje hap i vetem, as teknik apo i shkeputur, por rrjedhoje e nje procesi te gjate dhe kompleks. Ai do te mbahet mend sidomos per ratifikimin e saj ne nje kohe rekord nga te gjitha vendet anetare te BE-se. Me 3 Prill 2009, zume vendin e merituar si anetare me te drejta te plota ne NATO, ne Samitin jubilar te Strasburg-Kehlit, ndersa me 7 Prill, flamuri yne kombetar u ngrit ne seline e NATOS ne Bruksel. Per ta mbyllur kete muaj me depozitimin e aplikimit per anetaresim te plote ne BE prane Presidences ceke te BE-se. Nje Triplet i vertete Euro-Atlantik! Keto tre ngjarje historike per vendin tone ndodhin ne pervjetorin e 10-te te lancimit te Procesit historik te Stabilizim-Asociimit per vendet e Ballkanit Perendimor. Ishin ditet e Prillit kur NATO dhe komuniteti nderkombetar sapo kishin filluar ofensiven e tyre te lirise ne Kosove, kur Shqiperia strehonte gati gjysme milioni kosovare dhe kur rishfaqej fuqishem si partnere e vertete dhe aleate ne mbeshtetje te komunitetit nderkombetar. Prova keto qe megjithe deficitet demokratike nxiten BE-ne dhe komunitetin nderkombetar per hartimin e nje strategjie gjitheperfshirese, ne hapjen dhe nxitjen e procesit te integrimit Euro-Atlantik per te gjitha vendet aspirante te rajonit dhe Shqiperine. Ndoshta ketu eshte vendi te kujtojme se ne saje te ketyre qendrimeve te vazhdueshme konstruktive rajonale, jo vetem kemi kompensuar disa vonesa te deriatehershme, por kemi shkurtuar dhe ciklin kohor ne procesin tone te integrimit Euro-Atlantik.


1. - Ishim te vonuar


Ky Prill domethenes me atmosferen e tij edhe festive dhe entuziaste na ben te gjitheve qe larg euforise, te reflektojme me realisht, por pse jo dhe me fryme me pozitive mbi ecurine e deritanishme te integrimit tone Euro-Atlantik. Per me teper kur nje analize realiste e tablose para zhvillimeve demokratike deshmon se Shqiperia ishte me e vonuara nga te gjitha vendet e tjera lindore. Po, ishim te vonuar sepse "alla komunizmi" shqiptar ishte si nata me diten me ate Evropes Qendrore e Lindore; ne keto te fundit ai ishte shume me liberal dhe i hapur se ortodoksia jone totalitare. Ato vende kishin filluar reformat e tregut qysh ne vitet 70, te cilat ne i quanim tradhti, madje deri ne vitin 1990 nuk i pranonim as si term. Ato vende kishin vendosur marredheniet me BE-ne dhe organizma te tjera nderkombetare qysh ne mesin e viteve 80, kur regjimi yne totalitar e konsideronte BE-ne si nje nder armiqte me te medhenj te popujve; edhe kur me fund ne i vendosem keto marredhenie me BE-ne ne Qershor 1991, "simotrat" tona po beheshin gati te depozitonin aplikimin e tyre per anetaresim te plote ne BE!


2. - Por jemi ne kohe!


Ndersa qofte dhe nje bilanc objektiv, larg analizave dhe pasioneve partiake apo thjesht te "deshires se mire", tregon se procesi yne integrues ne 10 vitet e fundit ka qene relativisht i shpejte, megjithe uljet dhe ngritjet e tij apo hera-heres edhe vonesa te shmangshme. Keshtu, pas lancimit te procesit historik te Stabilizim-Asociimit ne Prill 1999, Shqiperia paraqiti Raportin e Fizibilitetit (Mars 2000) Ne vitin 2001, Samiti i Goteborgut miratoi propozimin e Komisionit Evropian per celjen e bisedimeve per MSA-ne BE-Shqiperi. Pikerisht ne kete interval kohor 2001-2003 pati disa vonesa per shkaqe tashme te njohura. Pas kapercimit te tyre fale konsensusit pozite-opozite, BE-ja na hapi serish driten jeshile, cka beri te mundur fillimin e bisedimeve ne fund te Janarit 2003. Samiti i Selanikut ne po ate vit sanksionoi perspektiven e zgjerimit per vendet tona. Serish procesi i bisedimeve pati vonesa per shkaqe serish te njohura nga ana e pales tone; zgjidhja e tyre vertet ndihmoi ne shmangien e vonesave, por nuk mundi te siguroje mbylljen e tyre nenshkrimin e tyre. Me ne fund, ne Shkurt 2006, perballe vullnetit politik te shfaqur dhe zhvillimeve inkurajuese pozitive, BE-ja sigloi MSA-ne dhe e nenshkroi ate ne Qershor 2006. Paskesaj gjithcka eshte histori suksesi, me te mirat por pse jo dhe me mangesite e rastit. Madje dhe me debatet dhe kundershti jo te pakta, gjithsesi normale kjo per nje shoqeri demokratike ne rritje dhe integruese. Pozitive eshte se pothuajse te gjithe pranojme se ende ka vend per te bere e ecur me mire, madje dhe me shpejt per sa i perket treguesve cilesore te integrimit tone, qe neser te mos kemi diferenca te ndjeshme me partneret tane dhe te shfrytezojme sa me mire mundesite qe na jepen, qe integrimi yne evropian te jete me te vertete "nje win-win situation", pra ku te gjithe te jemi te fituar.


Ndaj, Prilli i sivjetem Euro-Atlantik ne plot kuptimin e fjales na e forcon edhe me shume bindjen se tani qe flamuri yne valevitet ne skajin Euro-Atlantik, koha kur ai do te ngrihet edhe ne skajin e tij "Evropian" te Brukselit eshte afruar ndjeshem e nuk do te vonoje.