Të paktën 6 mijë persona janë shpërngulur nga disa lokalitete të Kalifornisë, pasi mbi 400 hektarë janë përfshirë nga flakët, informuan të martën burimet policore.



Aktualisht, për zjarrëfikëset po rezulton e vështirë të vendosnin nën kontroll zjarret pyjore pranë disa qendrave të banuara në kontenë e Santa Barbarës. Sipas zëdhënësit të Policisë Pyjore Amerikane, Andreë Madsen, aktualisht është vendosur nën kontroll vetëm 5% e të gjithë zjarreve. Deri më tani, dëmet në banesa kanë qenë minimale, me zjarret që janë shtyrë prej zjarrëfikësve nga zonat e banuara, por kjo nuk pengoi evakuimin e mijëra banorëve, si një masë paraprake sigurie. Santa Barbara ndodhet 85 milje (rreth 130 km) në jug të kryeqendrës (por jo kryeqytetit administrativ) të Kalifornisë dhe një prej qyteteve më të mëdha në Shteteve të Bashkuara, Los Anxhelosit. / Top Channel