SARANDE - Situatat e krijuara kohet e fundit ne gjirin e minoritetit grek ne Shqiperi dhe kryesisht ne rrethin e Sarandes, vleresohet si e papranueshme nga drejtues te OMONIA-s ne kete rajon te jugut. Kristaq Kali, Kryetar i Omonias per rrethin e Sarandes, permes nje letre te hapur, ka evidentuar problemet qe shfaqen sipas tij ne kete fushate te ndezur elektorale, duke kritikuar vecanerisht vendimin e kreut te PBDNJ, Vangjel Dule per kalim ne koalicion me te majten ne opozite. Kali ka kritikuar edhe qendrimin sipas tij te papranueshem ne kete drejtim edhe nga kreu i pergjithshem i OMONIA-s, Vasil Bollano qe drejton dhe bashkine e Himares.


Situata eshte e renduar, sipas Kalit, per shkak te vendimeve arrogante dhe arbitrare te kryetarit te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, z.Vangjel Dule dhe kryetarit te organizates Omonia Vasil Bollano. "Keta, diktojne tek une, kryetar i organizates Omonia per rrethin e Sarandes, obligim per te sqaruar te minoritaret greke qendrimin tim ne kete beteje zgjedhore dhe te zbuloje hipokrizine e udheheqjes ndaj anetareve te saj", - thote Kali. Sipas tij, "shqetesimet paralajmeruese te shprehura nga populli, qe na mbeshtet pa rezerva, kane rene ne vesh te shurdher nga ne, duke mos perjashtuar as veten time, nuk kuptuam qe kishte ardhur momenti te ndermarrim iniciativa te guximshme me qellim rifitimin e besimit te popullit nepermjet procedurave absolutisht demokratike".


Duke pasur gjithnje ndermend se Omonia do te siguronte unitetin e minoritareve greke, - Kali thekson se, - ne prisnim qe ne nje moment kjo do te realizohej nepermjet strukturave ekzistuese: Omonia-s dhe PBDNJ- shit, u zhgenjyen dhe per fat te keq kryetari i PBDNJ-se dhe kryetari provizor i Omonia-s, imponojne diktaturen tek minoriteti grek ne Shqiperi, duke marre vendime personale qe nuk perputhen me interesat e minoritetit.


"Vendimi i fundit i Dules, te nenshkruaje marreveshje parazgjedhore me te majtet pa marre parasysh propozimin e shumices se kryesise se Omonia-s dhe kerkesen e shumices se popullit qe te mbetemi nje force politike autonome eshte ne keto zgjedhje, perben shkelje flagrante te demokracise ne gjirin e organizates", - thekson Kali. "Akoma me i rrezikshem eshte qendrimi i Bollanos, - vijon ai, - qe nuk mbrojti autoritetin e organizates Omonia si perfaqesues ekskluziv i minoritetit dhe nuk mblodhi menjehere organet vendimmarrese si kunder e percakton statuti, per te sqaruar arsyet e marreveshjes dhe permbajtjen e saj".


Kali vlereson se organizata "kete radhe ecen ne qorrsokak, pa busull orientuese per fushaten elektorale, pa objektiva te qarta dhe transparence, aq sa per here te pare keto 20 vitet e fundit, minoritaret greke nuk dine ku te mbeshteten politikisht".


Si kryetar i deges se Omonia-s per rrethin e Sarandes, qe u zgjodh nga nje konference, Kali thote se eshte angazhuar gjate gjithe kesaj periudhe per te permiresuar imazhin e organizates duke organizuar aktivitete dhe kontakte me gjithe minoritaret dhe solli shqetesimin e tyre te kryesia e deges Sarande, ne Keshillin e Pergjithshem dhe te kryetari i Omonia-s, Bollano. "Kerkova personalisht prej kryetarit te na jape shpjegime per marreveshjen parazgjedhore si dhe per permbajtjen e saj dhe pergjigja qe mora prej tij ishte: nese nuk je dakord me te, te shkosh ne shtepine tende. Ndersa ne daten 3 qershor 2009, pa vendimin e organit kompetent, Bollano me shkarkoi publikisht nga pozicioni i kryetarit", - thote Kali. Ai lajmeron se "nuk do te pranoj per asnje rast qortimin nga nje person qe asnjehere nuk respektoi statutin dhe vendimet e konferences se fundit qe e kane emeruar ashtu si edhe mua, kryetar provizor deri ne fund te vitit 2008, qe kembengul te mos pranoje domosdoshmerine e zhvillimit te zgjedhjeve demokratike ne minoritetin etnik grek, qe personifikoi organizaten Omonia dhe e vuri ne sherbim te ambicieve te semura te z. Dule".