Infeksionet spitalore vazhdojne te mbeten nje problem edhe ne vendin tone. Por shqetësimi me i madh, vihet re ne shërbimet e kirurgjise, ku keto infeksione zene nje perqindje te larte, duke shtuar dyfish rrezikun per humbjen e jetes. Keshtu shprehet Isuf Kalo, drejtori i qendres kombetare, te cilesise, sigurise dhe akreditimit te institucioneve shendetesore. Sipas Kalos keto infeksione, vijne si pasoje e mungeses se higjenes ne spitale, apo kushteve ne te cilat ruhen medikamentet.






"Edhe tek ne flitet shume per kete problem. Nga ato pak studimet qe jane
bere ne pavionet kirurgjikale infeksionet jane bere 38 per qind te
rasteve, dhe ca krijojne rrezikshmeri dy here me larte per vdekje,
zgjatja e qendrimit 7-10 dite me nje kosto mesatare shume me te larte",
thote Kalo.



Por infeksionet spitalore, jane nje problem i madh edhe ne bote.
Aktualisht shifrat tregojne se rreth 1,4 milione njerëz po vuajne
pasojat nga infeksionet spitalore, nderkohe qe ne Europe, rreth 50% e
pacienteve qe kane kryer operacione, jane infektuar ne spitale.



Edlira Sulejmani










< I mëparshmi