Kuvendi i Kosoves, ne nje seance te jashtezakonshme, ka miratuar dje unanimisht Kushtetuten e Republikes se Kosoves. Akti i miratimit te Kushtetutes nga udheheqesit kosovare dhe deputetet, eshte cilesuar si historik, qe pason shpalljen e pavaresise se Kosoves. Nga 120 deputetet e Kuvendit, ne seance kane marre pjese 107 prej tyre, te cilet e kane miratuar aktin me te larte juridik me unanimitet. Ky akt juridik e percakton Kosoven si nje shtet qytetar, me shoqeri shumetnike, e perbere nga shqiptaret dhe komunitetet tjera, si dhe e definon Kosoven si nje shtet laik. Kushtetuta e Kosoves eshte certifikuar edhe nga shefi i Zyres Civile Nderkombetare, Pieter Feith. Sidoqofte, si Kushtetuta, ashtu edhe ligjet e pakos se Ahtisarit, hyjne ne fuqi pas 15 qershorit, kur edhe perfundon faza e tranzicionit.


Presidenti Fatmir Sejdiu tha se miratimi i Kushtetutes mund te quhet edhe si permbyllje e procesit shtet-ndertues te Kosoves. "Ne te njejten kohe, shtoi ai, mund te konsiderohet edhe si bazament i qendrueshem formal e juridik, qe e fut Kosoven ne nje rrafsh te ri te zhvillimeve shteterore, politike dhe juridike". Sejdiu kujtoi faktin se "akti me i larte juridik ne Kosove, eshte ne perputhje me vullnetin e shumices, por garanton dhe respekton plotesisht edhe te drejtat e komuniteteve pakice. Me miratimin e Kushtetutes dhe ligjeve bazike shteterore, Kosova krijon baza te funksionimit te saj si shtet, siguron nje ekonomi tregu dhe hap rrugen e integrimit te saj ne strukturat euroatlantike, tha Presidenti.


Nderkaq, Kryeministri Hashim Thaci tha se nxjerrja e Kushtetutes perben vulen e shtetit te Kosoves. "Kushtetuta jone nuk eshte imitim i formave tjera te qeverisjes. Eshte vete evoluimi i historise sone te perbashket, percakton qarte shpresen, optimizmin, besimin dhe te drejtat tona, te cilat ne fuqimisht i mbeshtesim dhe te cilat na mbajne te bashkuar", theksoi Kryeministri.