Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, tha sot në Parlament se qeveria e tij po vepron me vendosmëri lidhur me trazirat që kanë përfshirë Anglinë ditët e fundit.


Gjatë seancës speciale të Parlamentit, Kamerun ka paraqitur një varg masash për ndaljen e trazirave, vjedhjeve dhe zjarrvënieve, ku janë përfshirë qytetet angleze gjatë katër ditëve të kaluara.


Sipas kryeministrit Kamerun, qeveria do ti japë policisë më tepër autoritet dhe do ti kompensojë njerëzit që humbën shtëpitë ose bizneset e tyre gjatë trazirave.


Ai tha se tata që janë përfshirë në trazira do të sillen para drejtësisë dhe dënohen.


Më tej, Kamerun tha se trazirat nuk kanë të bëjnë me politikën, por ishin të motivuara nga vjedhja.


Më se një mijë njerëz janë arrestuar në Londër dhe në qytete të tjera për shkak të trazirave, që filluan të shtunën, pas protestës për shkak të vrasjes së një të riu nga policia.