Kanceri i lekures vitet e fundit eshte duke shenuar raste nje rritje ne vendin tone. Ne Diten e Melanomes, shefja e dermatologjise prane QSUT, Ermira Vasili sqaron se parandalimi i kesaj semundje eshte bere i domosdoshem, ndaj ajo keshillon popullaten, qe per cdo ndryshim te formes apo ngjyres se nishaneve te tyre, te konsultohen me mjekun. "Eshte ulur mosha e te prekurve dhe melanoma prek grupmoshat mbi 10-vjec. Ndersa nenat e femijeve, duhet te kujdesen qe te perdorin sa me shume kremra me filter te larte mbrojtes per femijet, qe te shmangen pasoja ne moshe te rritur dhe risku i mundshem per melanome", ka pohuar Ermira Vasili, shefe e sherbimit te Dermatologjise ne QSUT. Sipas saj, personat qe rriskojne me shume jane ata qe kane histori familjare me melanomen, qe kane shfaqur me heret nje semundje te tille, ata qe here pas here kane kaluar djegie lekure qe ne femijeri dhe ata qe ne nishanet e tyre dyshojne formen apo dhe ata qe kane shume nishane ne lekure. Melanoma nese kapet ne stad te avancuar, mund te rriskoje dhe organe te tjera duke hapur metastaza, si melcine apo mushkerine. Ekzaminimi me i rregullt i lekures mund te behet nga vete ne dhe per t'u familjarizuar me ndryshimet qe mund te pesojne nishanet gjate jetes. Asimetria e nishanit, ndryshimi i ngjyres apo dhe diametrit, le te kuptosh qe dicka nuk shkon ne lekuren tone. Edhe nese ato fryhen apo rrudhen, skuqen apo behen te forte, duhet te konsultohesh me mjekun, dermatolog. Nderkohe ne Shqiperi nuk ekziston nje studim epidemiologjik, ne lidhje me numrin e personave qe vuajne nga tipat e melanomes, e cila njihet si nje lloj kanceri i lekures.